Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një shtetsase të huaj në Pejë.
Policia ka bërë të ditur se dyshohet se ai ka shfrytëzuar gjendjen shëndetësore të vajzës, e cila në një lokal nate bashkë me shoqen e saj, kishte konsumuar alkool dhe i ishte përkeqësuar gjendja.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër shtetase e huaj, duke shfrytëzuar gjendjen shëndetësore të viktimës e cila në një lokal nate bashkë me shoqen e saj, kishte konsumuar alkool dhe pastaj i është përkeqësuar gjendja”, thuhet në raportin e policisë.
Gjithashtu, policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari, u është ofruar kinse për t’i dërguar për ndihmë mjekësore, por i ka dërguar në një lokacion tjetër dhe dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.