Pesë persona tentojnë ta kalojnë ilegalisht kufirin

Kronikë e zezë

Pesë persona tentojnë ta kalojnë ilegalisht kufirin

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 11:19
Ilustrim

Pesë persona, në dy raste të ndara kanë tentuar ta kalojnë ilegalisht kufirin.

Në rastin e parë bëhet fjalë për tre burra, ndërkaq në të dytin për një burrë dhe një grua.

“Novosellë, Kamenicë / 13.07.2024 – 10:20. Është ndaluar një veturë  me targa të Serbisë në të cilën ndodheshin tre të dyshuar meshkuj shqiptarë shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet se kishin kryer veprën e cekur. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.

“Novosellë, Kamenicë / 13.07.2024 – 10:22. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ndodheshin dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) kosovar, të cilët dyshohet se kishin kryer veprën e cekur. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat