Është kontrolluar shtëpia e një personi në Orahovicë në Zveçan, i cili në atë kohë nuk ndodhej në shtëpi.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 78 fishekë të gjuetisë dhe dy këmisha të Policisë së Kosovës.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kosovar (i cili nuk ndodhej në shtëpi) kanë gjetur dhe konfiskuar 78 fishekë të gjuetisë dhe dy këmisha të PK-së.
Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.