Është arrestuar një person në Gjilan pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes dhe së bijës.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE- Gjilan / 13.07.2024 – 03:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre kosvare.
Viktimat (nënë e bijë) kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”