Përleshje fizike mes pesë personave në Prishtinë, tre prej tyre u theren me thikë

Kronikë e zezë

Përleshje fizike mes pesë personave në Prishtinë, tre prej tyre u theren me thikë

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Një përleshje fizike mes pesë personave ka ndodhur ditën e shtunë në Prishtinë.

Gjatë përleshjes janë përdorur armë zjarri dhe mjete të mprehta – thikë.

“Rr. Sokol Sopi, Prishtinë / 13.07.2024 – 18:35. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që ishin rrahur në mes vete, ku gjatë rrahjes janë përdorur armë zjarri dhe mjete të mprehta-thikë. Si pasojë, tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që ishin të therur nga thika”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat