4 familjarë arrestohen – kunatat kapen mes vete, përfshihen në rrahje edhe babë e bir

Kronikë e zezë

4 familjarë arrestohen – kunatat kapen mes vete, përfshihen në rrahje edhe babë e bir

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Konfliktet në familjet kosovare, shpeshherë përfundojnë me kanosje serioze e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë. Përveç rasteve të dhunës mes çifteve, jo rrallëherë përfshihen në raste të tilla edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Kështu ka ndodhur dje në Pejë, ku katër anëtarë të një familjeje kanë përfunduar në pranga të Policisë.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se sherri ka nisur fillimisht mes dy kunatave, ku një 22-vjeçare u kap me bashkëshorten e vëllait të vet për shkak të një mosmarrëveshje.

Në konflikt më pas janë përfshirë edhe babë e bir (vëllai/burri i dy të dyshuarve dhe babai/vjehrri i tyre).

Pasi Policia është vënë në dijeni për rastin, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si rezultat, të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për kryerjen e veprës penale ‘Dhuna në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat