Një incident ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku intervenoi Policia pasi një person dyshohet se shkaktoi rrezik të përgjithshëm teksa ishte i dehur.
Siç mëson media, rasti ka ndodhur pasi i dyshuari tentoi që të lidhet ilegalisht me rrjetin e energjisë elektrike.
Në bazë të informacioneve të para, si pasojë e tentativës së tij, dyshohet se ka pasur mbingarkesë dhe janë djegur disa njehsorët.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin që ka tentuar të kyçet ilegalisht.
Policia ka intervenuar në rast dhe i dyshuari është arrestuar e shoqëruar në stacion policor.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.