I tha se do ta dërgonte në spital, arrestohet i dyshuar për dhunimin e një vajze në Pejë

Kronikë e zezë

I tha se do ta dërgonte në spital, arrestohet i dyshuar për dhunimin e një vajze në Pejë

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi dyshohet se sot pas mesnatës e kishte dhunuar një vazjë në pyll mbi lagjen “Zatra” në qytetin e Pejës.

Në njoftimin e policisë thuhet se i arrestuari është G.T. i lindur në vitin 2005.

“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendin ngjarjes kanё takuar dy vajzat tё cilat deklarojnё se kishin dalё pёr t’u zbavitur, pasi që njёra nga vajzat (dëshmitarja), kishte konsumuar alkool dhe iu ёshtё pёrkeqёsuar gjendja, aty i dyshuari iu ёshtё ofruar qё t’i ndihmojë pёr t’i dёrguar nё spital, mirëpo i njëjti nuk i ka dёrguar nё spital por nё drejtim tё kundёrt dyshohet nё (pyll), mbi lagjen Zatra, ky dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën kundёr dёshirёs sё saj”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit i dyshuari nga hetuesit me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё pёr veprën penale “Dhunim”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat