I gjetur në oborrin e shtëpisë, i gjakosur në kokë e trup dhe pa vetëdije, dalin detajet rreth plagosjes në Pejë

Kronikë e zezë

I gjetur në oborrin e shtëpisë, i gjakosur në kokë e trup dhe pa vetëdije, dalin detajet rreth plagosjes në Pejë

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 08:44
Policia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me therjen me thikë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, në orët e mbrëmjes.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se viktima është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë, i gjakosur në kokë dhe trup dhe pa vetëdije

Të dyshuarit tashmë janë identifikuar, derisa po vazhdon kërkimi i tyre.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Pejë 12.07.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije. Autoambulanca ka dalë në vend ngjarje dhe viktima është transportuar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të gjendjes serioze është transportuar në QKUK. Të dyshuarit janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe vazhdon kërkimi i tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin, janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi, deklaroi mbrëmë se viktima për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për në QKUK.

“Një person është plagosur me thikë, për këtë cështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, ndërkaq është duke u bërë përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme” tha Nikçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat