Tri raste të dhunës kanë ndodhur në Kosovë brenda njëzetë e katër orëve të fundit. Një në Fushë Kosovë, Lipjan e Prishtinë, janë rastet e dhunës familjare që janë raportuar në Policinë e Kosovës derisa në dhunim ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.
Raporti i Policisë:
Fushë Kosovë / 11.07.2024-00:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat një femër dhe një mashkull. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor , ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lipjan / 06.07.2024-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë /11.07.2024-14:30.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.
Fushë Kosovë /11.07.2024-10:30 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.