Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në rajonin e Pejës të cilët dyshohen për mashtrim në vlerë prej 280 mijë euro.
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës njofton se më 5 korrik të këtij viti ka pranuar informacion se viktima është duke u mashtruar nga persona të dyshuar që nga viti 2022.
Katër të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit nga hetuesit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Komunikata e plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë, Sektori Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, mё datё 05.07.2024, ka pranuar informacion se viktima ёshtё duke u mashtruar nga persona tё dyshuar qё nga vitit 2022.
Viktima ka deklaruar se personave tё dyshuar iu ka dёrguar tё holla nё vlerё prej dyqind e tetëdhjetë mijё (280000) euro, mjete tё cilat viktima ja ka dёrguar qё nga vitit 2022, pёr blerjen e njё lokali.
Pas njё pune intensive tё hetuesve Rajonal me datё 09.07.2024, janё arrestuar dy (2) persona tё dyshuar, nё vazhdën e hetimit tё rastit me datё 11.07.2024 janё arrestuar edhe dy (2) tё dyshuar tjerё:
• F.D. e lindur me 1999
• B.M. i lindur me 1992
• M.N. i lindur me 1982
• L.D. e lindur me 1994
Tё gjithё tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.