Policia e rajonit të Shtimes ka njoftuar se ka arrestuar një person të moshës 37 vjeçare i cili po kërkoj në bazë të dy urdhëresave të gjykatës.
Policia ka njoftuar se i njëjti është kapur sot në mëngjes në fshatin Godancë e Poshtme.
Personi i arrestuar është i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 10 muaj e shtatë ditë.
Komunikata e plotë:
Arrestohet një person i kërkuar në Shtime
Policët e stacionit në Shtime në bazë të një informacioni të pranuar kanë arritur që sot, datë 12.07.2024, rreth orës 06:10 në fshatin Godancë të Poshtëm të arrestojnë personin e kërkuar I.G (M/K), i moshës 37 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar, në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe Prishtinë, për veprat penale : ‘’Rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare’’ dhe ‘’ Vjedhje e shërbimeve’’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 10 muaj e 7 ditë.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.