Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë.
I njëjti e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 13:30.
Në raportin policor bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.