Një shtyllë elektrike në Prishtinë afër Muzeut Etnologjik është përfshirë nga zjarri,.
Media ka kontaktuar me Zjarrfikësit e Kosovës ku kanë thënë se ekipet emergjente kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
Sipas përgjigjes së zjarrfikësve zjarri nuk ishte i madh.
Malë Gashi, përfaqësues i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, tha se janë djegur dy apo tre ora të rrymës dhe se zjarri është shuar.
“Ekipet e zjarrfikësve kanë qenë në vendin e ngjarjes, tashmë e kanë shuar zjarrin. Aty janë përfshirë nga flaka 2 apo 3 ora të rrymës elektrike dhe disa tela në shtylla”, ka thënë ai.