Policia e ndalon njërin nga pronarët e Dry Bar në Gjakovë pas një përleshje që ndodhi mbrëmë, një klienti i gjendet kokainë

Kronikë e zezë

Policia e ndalon njërin nga pronarët e Dry Bar në Gjakovë pas një përleshje që ndodhi mbrëmë, një klienti i gjendet kokainë

Më: 4 korrik 2024 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Jo rrallëherë ndodhin raste të mosmarrëveshjeve që përfundojnë në përleshje fizike në lokale të ndryshme në vendin tonë. Një përleshje që është përcjellur me rrahje ka ndodhur në një lokal në Gjakovë.

Siç mëson media, rasti ka ndodh në lokalin Dry Bar, dhe zbulohet se për shkak të ndodhisë njëri nga pronarët është ndaluar nga Policia.

Në të njëjtin vend, pas një kontrolli policor, një personi i është gjetur narkotikë.

Media mëson se i njëjti kishte me veti një sasi të kokainës, i cili për këtë rast është ndaluar nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat