Malishevë: Vidhet një veturë në parkingun e një marketi, shoferja i la çelësat brenda

Kronikë e zezë

Malishevë: Vidhet një veturë në parkingun e një marketi, shoferja i la çelësat brenda

Më: 2 korrik 2024 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Një rast i vjedhjes ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Banjë e Malishevës.

Dyshohet në parkingun e një marketi është vjedhur një veturë me targa vendore.

Rasti u konfirmua nga Policia në Gjakovë.

Bëhet e ditur se 22-vjeçarja e cila posedonte këtë veturë, i kishte lënë çelësat brenda.

Ankuesja, femër kosovare, punon në marketin në fjalë.

Kështu i dyshuari i cili është në kërkim, nuk e ka pasur të vështirë që ta merrte veturën.

Policia ka nisur hetimet për ta zbardhur rastin dhe arrestuar personin e dyshuar.

Prokuroria e ka iniciuar rastin si “Vjedhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat