Policia sekuestron 3,250 pako cigare të kontrabanduara në Gjakovë

Kronikë e zezë

Policia sekuestron 3,250 pako cigare të kontrabanduara në Gjakovë

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 17:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara ditën e sotme në Gjakovë, duke zënë në flagrancë një person i cili po i barte nga automjeti i tij.

Siç raportoi media më parë, Policia e Kosovës ndaloi një veturë e cila konsiderohej si e dyshimtë, dhe pas patrullimit hasi në një sasi të madhe të duhanit që po kontrabandohej nga shoferi.

Pas kontrollit total të veturës dhe personit, Policia ka konfiskuar mallin dhe kanë njoftuar doganën.

Lidhur me këtë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku ka dhënë detaje shtesë rreth këtij rasti.

Sipas të njëjtëve, gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se shoferi (F.L), kishte të ngarkuar një sasi prej tre mijë e dyqind e pesëdhjetë (3250) pako cigare, prej të cilave 1500 pako të llojit Marlboro, ndërsa pjesa tjetër e llojit Winston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat