Zhduken dy vajza, njëra në Vushtrri tjetra në Prizren

Kronikë e zezë

Zhduken dy vajza, njëra në Vushtrri tjetra në Prizren

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Dy vajza janë zhdukur, njëra në Vushtrri e tjetra në Prizren.

Një grua në Vushtrri ka raportuar të premten në polici se vajza e saj e mitur, nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

‘Vushtrri 28.06.2024 – 08:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur, nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti duke u hetuar’, thuhet në raport.

E në Prizren, një burrë ka raportuar të premten në polici se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

‘Fsh. Piranë, Prizren 28.06.2024 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin’, thuhet në raport të policisë.

Për të dyja rastet policia tha se janë duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat