Arrestohet një person në Viti, rrahu ish-gruan e cila kishte “urdhër mbrojtës”

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Viti, rrahu ish-gruan e cila kishte “urdhër mbrojtës”

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Viti i cili dyshohet të ketë rrahur ish-bashkëshorten, e cila kishte “urdhër mbrojtës”.

Arrestimi i të dyshuarit u bë dje, teksa rasti ka ndodhur të mërkurën.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, burri ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe e ka rrahur duke i shkaktuar lëndime.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me 28.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti me datën e cekur ka shkuar në shtëpinë e viktimës ish-bashkëshortes së tij dhe të njëjtën e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime, ndërsa viktima kishte edhe urdhër mbrojtës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat