Ky është i paraburgosuri që e sulmoi gardianin në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Kronikë e zezë

Ky është i paraburgosuri që e sulmoi gardianin në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 14:14
Ilustrim

Edhe pse prapa grilave, jo rrallëherë të paraburgosurit e të dënuarit përfshihen në sherre brenda qendrave korrektuese. Një rast i tillë ka ndodhur të enjten në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali të Prishtinës dhe këtë herë viktimë është një gardian.

Personi që po dyshohet për rastin është Ardi Bucolli, rreth 23-vjeçar – i paraburgosur në këtë qendër.

Rasti po dyshohet se ka ndodhur teksa viktima po e shoqëronte të dyshuarin në ambulancën e Qendrës së Paraburgimit dhe për motive akoma të panjohura, e ka goditur në kokë gardianin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Është raportuar se  nga i dyshuari mashkull kosovar është sulmuar viktima mashkull kosovar-gardian. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin e lartcekur. Rasti në procedurë hetimore.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat