Një burrë dhe një grua rrahin tri gra në Pejë

Kronikë e zezë

Një burrë dhe një grua rrahin tri gra në Pejë

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Është arrestuar një burrë në Pejë, pasi i njëjti bashkë me një grua, kanë rrahur tri gra të tjera.

Policia ka bërë të ditur se tri gratë kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku me të dyshuarën femër kosovare pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht tri viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat