Aksidentohet vetura e vjedhur në Klinë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Kronikë e zezë

Aksidentohet vetura e vjedhur në Klinë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Policia në Klinë ka hasur në lëvizje veturën e cila ishte raportuar si e vjedhur.

Derisa po ndiqeshin nga policia, të dyshuarit e kanë aksidentuar veturën dhe e kanë braktisur, duke u larguar në drejtim të panjohur.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, gjatë patrullimit kanë hasur në lëvizje veturën e viktimës mashkull kosovar, të cilën persona të maskuar ia kishin vjedhur në oborrin e shtëpisë së tij”.

“Pasi njësitet policore i janë vënë në ndjekje, të dyshuarit gjatë ikjes kanë aksidentuar veturën dhe e kanë braktisur për t’u larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet policore kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat