Burri në Fushë Kosovë e keqtrajton fizikisht bashkëshorten, përfundon në pranga të Policisë

Kronikë e zezë

Burri në Fushë Kosovë e keqtrajton fizikisht bashkëshorten, përfundon në pranga të Policisë

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Fushë Kosovë, ku një 32-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Media mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat