14 të lënduarit në aksidentin në Keqekollë, lirohen nga QKUK-ja

Kronikë e zezë

14 të lënduarit në aksidentin në Keqekollë, lirohen nga QKUK-ja

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 19:14
Foto ilustrim

Një aksident mes një veture dhe autobusi në fshatin Keqekollë të Prishtinës la të vdekur një person dhe 14 të tjerë të lënduar.

Si pasojë e lëndimeve, ata janë trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Por, mjeku kujdestar nga QKUK-ja, Ejup Govori bën me dije se të 14-ët janë liruar, pasi nuk kanë pasur lëndime serioze.

“Të gjithë janë liruar, asnjë nga ta nuk kishte problem serioze”, tha Govori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat