Dyshohet për një të vdekur në një aksident në Keqekollë

Kronikë e zezë

Dyshohet për një të vdekur në një aksident në Keqekollë

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 17:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person dyshohet se ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Viktima është i gjinisë mashkullore me inicialet B.C.

Siç shihet edhe në fotografi në këtë aksident janë përfshirë autobusi i trafikut urban i linjës 15-të dhe një veturë.

Në vendin e ngjarjes shihet edhe ambulanca, policia dhe zjarrfikësit.

Media ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës për detaje rreth këtij rasti dhe po sa të marrë përgjigje lajmi do të përditësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat