Gruaja raporton se i është vjedhur varësja e arit nga qafa, pësoi edhe lëndime trupore

Kronikë e zezë

Gruaja raporton se i është vjedhur varësja e arit nga qafa, pësoi edhe lëndime trupore

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Një grua në Mitrovicë të Veriut ka raportuar në polici se një i dyshuar ia ka vjedhur një varëse të arit nga qafa.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, andaj ka pranuar tretman mjekësor.

“VJEDHJE E RËNDË- Rr. Knjaz Millosh, Mitrovicë Veri / 25.06.2024 – 11:41. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nga qafa i ka vjedhur një varëse ari. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”.

Rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat