E rëndë: Mitrovicasi kapet me djalin pasi mori kredi, e merr thikën dhe e tmerron deri në alivanosje

Kronikë e zezë

E rëndë: Mitrovicasi kapet me djalin pasi mori kredi, e merr thikën dhe e tmerron deri në alivanosje

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 07:38
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë, por ndodhë që edhe anëtarët tjerë të familjes të kërkojnë ndihmë në Polici.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Mitrovicë, ku një person po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij.

Media mëson se sherri ka plasur pasi babai ishte kapur me të birin si pasojë e një kredie që e kishte marrë ky i fundit.

Konflikti verbal dyshohet se eskaloi në dhunë psikike dhe për pak mund të përfundonte edhe në dhunë fizike.

Bazuar në dëshminë e viktimës, të siguruar nga sinjali, babai i tij e kishte marrë një thikë dhe ka paralajmëruar se do të ndodhë diçka e keqe – situatë kjo që e tmerroi viktimën deri në alivanosje.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat