Pesë të arrestuar për grabitjen në pompën e derivateve në Vushtrri

Kronikë e zezë

Pesë të arrestuar për grabitjen në pompën e derivateve në Vushtrri

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë të dyshuar janë arrestuar për grabitjen e 1 qershorit në një pompë të derivateve në Stanoc të Vushtrrisë.

Ata dyshohet se të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë hyrë në këtë pompë dhe i kanë vjedhur viktimës një shumë të parave.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara lidhur me veprën penale “Grabitje “ të ndodhur me 01 qershor 2024 në Vushtrri,  hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër te Drejtorisë Rajonale te Policisë në Mitrovicë, deri me tani kanë identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Grabitje”.

Arrestimi i  të dyshuarve është bërë në bazë të dyshimeve të arsyeshme, pasi të njëjtit  dyshohen se me datën 01 qershor 2024, në fshatin Stanovc të  Vushtrrisë,  të maskuar e nën kërcënimin e armës  (thikë) kanë hyrë në pompën e derivateve  ku viktimës i kanë grabitur një shumë të parave.

Rrjedha e zgjeruar hetimore është zhvilluar në lokacione të ndryshme përfshirë qytete tjera  në Republikën  e Kosovës, me ç’rast  janë realizuar edhe kontrolle në lokacione të ndryshme dhe në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar prova materiale të nevojshme që ndërlidhen me veprën penale të grabitjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat