Poligoni ‘Patriot’ në Gjakovë cak i hajnave, vjedhin rreth 70 armë dhe zhduken

Kronikë e zezë

Poligoni ‘Patriot’ në Gjakovë cak i hajnave, vjedhin rreth 70 armë dhe zhduken

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Objekti i një poligoni në Gjakovë është thyer nga hajnat, në orët e para të së hënës, prej ku janë vjedhur dhjetëra armë. Të dyshuarit që arritën të kryejnë vjedhjen dyshohet se kanë vepruar në grup dhe arritën të iknin para se Policia të intervenonte pas denoncimit.

Siç merr vesh media, rasti ka ndodhur në poligonin “Patriot” në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, ku të dyshuarit kanë vjedhur rreth 70 armë.

Bazuar në informacionet e para që posedon sinjali, hajnat shkuan me plan që ta plaçkitin poligonin dhe shpëtuan nga prangat e Policisë edhe pse dikush e raportoi rastin.

Si rezultat, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar të gjitha njësitë përkatëse dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat