U vetaksidentua në Prishtinë në fillim të qershorit, vdes në QKUK motoçiklisti

Kronikë e zezë

U vetaksidentua në Prishtinë në fillim të qershorit, vdes në QKUK motoçiklisti

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Ka vdekur në QKUK një burrë që ishte vetaksidentuar me motoçikletë në Prishtinë, më 7 qershor të këtij viti.

Ai ishte në tretman mjekësor që nga ajo kohë.

“Prishtinë / 07.06.2024 – 19:50.  Më datën e cekur ka ndodhur vet-aksident trafiku me lëndime trupore ku viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke drejtuar motoqikletën është vet-aksidentuar.

Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor.  Më 24.06.2024 gjersa ishte në trajtim mjekësorë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat