Aksident mes tri veturave në fshatin Drenoc të Klinës, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident mes tri veturave në fshatin Drenoc të Klinës, lëndohen tre persona

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 18:13
Policia

Një aksident mes tri veturave në fshatin Drenoc të Klinës la të lënduar tre persona.

Kështu konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Tutje ai tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekoësor.

“Sot rreth orës 17:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Drenoc-Klinë.

Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura, dhe si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat