Gjendet një person i vdekur brenda një veture në Sllatinë

Kronikë e zezë

Gjendet një person i vdekur brenda një veture në Sllatinë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 10:49
Ilustrim

Një person i vdekur është gjetur brenda një veture në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci kadhënë detaje.

Borovci njoftoi se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato të ekzaminimit, me qëllim sqarimin dhe ndriçimin e plotë të ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, u shpreh Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat