Shtiu me armë në një aheng familjar, arrestohet burrë në Mitrovicë të Jugut

Kronikë e zezë

Shtiu me armë në një aheng familjar, arrestohet burrë në Mitrovicë të Jugut

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Është arrestuar një burrë të Mitrovicë të Jugut, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë në një aheng familjar.

Policia ka bërë të ditur se nga i njëjti është sekuestruar një armë pistoletë me një karikator dhe tre fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë pistoletë me një karikator dhe tre fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat