Llapjanit ia thyejnë veturën dhe ia vjedhin trotinetin elektrik, kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Llapjanit ia thyejnë veturën dhe ia vjedhin trotinetin elektrik, kërkon ndihmën e Policisë

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk i marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë.

Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një qytetar në Podujevë.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pronari e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se hajnat ia kanë thyer veturën dhe ia kanë vjedhur një trotinet elektrik.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet dhe janë marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të arrestohen personat e dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat