Gjendet pa shenja jete një person nga fqinja në Lipjan

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person nga fqinja në Lipjan

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Një person në shtëpinë e tij nga fqinja ishte gjetur pa shenja jete.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në Lipjan.

Tutje bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstaturar mjeku, ndërkaq njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij, nga fqinja e tij ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit  e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat