E rëndë: Konfirmohet vdekja e një personi në një aksident në Mitrovicë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

E rëndë: Konfirmohet vdekja e një personi në një aksident në Mitrovicë, policia jep detaje

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 18:22 Përditësuar në ora: 20:08 më 23.06.2024
Foto ilustrim

Policia jep detaje për aksidentin në Mitrovicë ku vdiq një person

Një i vdekur dhe një i lënduar, është bilanci i një aksidenti i cili ndodhi sot në Mitrovicë.

Kështu njoftoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Zaiti tha se në aksident ishin të përfshirë tri automjete, një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë ka vdekur një motoçiklist.

“Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq. Në aksident janë përfshirë tri automjete një veturë , një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti. Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, tha ai.

E rëndë: Konfirmohet vdekja e një personi në një aksident në Mitrovicë, policia jep detaje

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të Mitrovicës.

Lajmi u konfirmua nga Emergjenca e Spitalit.

“Po, një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. Trupin e pajetë do ta marrë mjekësia ligjore. Më tepër informata s’kemi për të. Po ashtu edhe një person është sjellur i lënduar tek ne”, thanë nga Emergjenca e Mitrovicës.

Pak më herët u bë e ditur se në aksident ishin të përfshirë një motoçikletë edhe një veturë.

Do t’ju mbajmë të informuar lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat