Vdes në QKUK shoferi i lënduar rëndë nga aksidenti i mbrëmshëm mes 5 veturave në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK shoferi i lënduar rëndë nga aksidenti i mbrëmshëm mes 5 veturave në Fushë Kosovë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 17:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë rreth orës 23:00 ndodhi një aksident trafiku mjaft i rëndë mes pesë veturave në Fushë Kosovë, ku u lënduan katër persona.

Aksidenti ndodhi saktësisht te zona industriale, ‘Tregu i Gjelbërt’ në Fushë Kosovë.

Nga informacionet që ka siguruar Sinjali, njëri nga katër personat e lënduar nga ky aksident ka vdekur sot në QKUK rreth orës 13:30.

Rasti është konfirmuar edhe nga Trafiku Rajonal në Prishtinë, që thonë se viktima me iniciale SH.S i takon moshës 33 vjeçare.

Ndryshe, rasti po hetohet nga policia në bashkëpunim me prokurorinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat