Lëndohet një burrë në Lipjan, u godit me plumb të pushkës ajrore

Kronikë e zezë

Lëndohet një burrë në Lipjan, u godit me plumb të pushkës ajrore

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Një burrë në Lipjan ka pësuar lëndime trupore, pasi i njëjti është goditur nga një person me plumb të pushkës ajrore.

Polivia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar, ndërkaq armë është konfiskuar.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që është goditur me një plumb të pushkës ajrore nga i dyshuari mashkull kosovar”.

“Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është intervistuar,  arma-pushkë ajrore, është konfiskuar dhe vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat