Vodhi një trotinet elektrik, i dyshuari në Podujevë dërgohet në mbajtje

Kronikë e zezë

Vodhi një trotinet elektrik, i dyshuari në Podujevë dërgohet në mbajtje

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka vjedhur një trotinet elektrik.

“VJEDHJE E RËNDË- Lluzhan, Podujevë 22.06.2024-11:40. Është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me forcë kishte hapur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe kishte vjedhur një trotinet elektrik.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat