Vdes një grua nga aksidenti në rrugën Podujevë – Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdes një grua nga aksidenti në rrugën Podujevë – Prishtinë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Ka vdekur të shtunën në QKUK një grua e cila po trajtohej si pasojë e një aksidenti trafiku që kishte ndodhur në rrugën Podujevë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Besi.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur më 19 janar.

“Lidhur me rastin, me 22.06.2024 viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat