Tragjike: Vdes një 17-vjeçar pasi u aksidentua me motoçikletë në Rahovec

Kronikë e zezë

Tragjike: Vdes një 17-vjeçar pasi u aksidentua me motoçikletë në Rahovec

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 06:45
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Rahovec, ku një i ri ka humbur jetën pasi u aksidentua me motor.

Siç mëson media, bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili u përplas me motoçikletën e tij si pasojë e humbjes së kontrollit dhe pësoi lëndime të rënda. 

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat