Policia konfiskon dy armë zjarri në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Policia konfiskon dy armë zjarri në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Në orët e mbrëmjes të së premtes, në Stacionin Policor Skenderaj, është raportuar se në fshatin Terrnafc janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Mbi bazën e informatës njësitet policore kanë ndërmarrë veprime policore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij fillimisht i janë gjetur pesë fishekë, ndërsa më pas i është gjetur dhe konfiskuar arma pushkë automatike me 16 fishekë.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se në shtëpi posedonte edhe një armë pistoletë me gaz të cilën e kanë konfiskuar.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe “përdorim i armës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat