Afro 1700 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Kronikë e zezë

Afro 1700 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës po tregon seriozitetin e saj me shifrat e larta të gjobave për çdo ditë.

Për vetëm 24 orë në vendin tonë, janë shqiptuar 1 mijë e 645 gjoba trafiku.

Ndërkaq janë regjistruar dhe 17 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa sipas raportit të policisë, 37 aksidente kanë ndodhur vetëm me dëme materiale.

Po ashtu janë arrestuar 14 persona, kurse 12 janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat