Zyrtari policor në Pejë viktimë e dhunës nga gruaja e tij, kërkon ndihmë në Polici

Kronikë e zezë

Zyrtari policor në Pejë viktimë e dhunës nga gruaja e tij, kërkon ndihmë në Polici

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Çdo ditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes çifteve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë.

Një rast i tillë është denoncuar së fundmi në Policinë në Pejë dhe këtë herë viktimë është një burrë.

Media ka mësuar se viktima e këtij rasti është një zyrtar policor nga Peja, i cili e ka denoncuar gruan me të cilën bashkëjetojnë qe një kohë të gjatë.

Sipas informacioneve të para, e dyshuara, rreth 40-vjeçare, po dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj partnerit të saj polic.

Përballë kësaj situate, zyrtari policor vendosi ta denoncojë rastin në Polici, ku edhe dha deklaratën e tij për atë që kishte ndodhur.

Si rezultat, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarës.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë, nën dyshimët se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat