Arrestohet një shtetas i Turqisë në Vërmicë, i ofron 10 euro ryshfet policit

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas i Turqisë në Vërmicë, i ofron 10 euro ryshfet policit

Më: 22 qershor 2024 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Vërmicë, nën dyshimin se i ofroi 10 euro ryshfet një zyrtari policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat