​Policia sekuestron 22 motoçikleta në Prizren

Kronikë e zezë

​Policia sekuestron 22 motoçikleta në Prizren

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 18:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, realizuar nga njësitet policore, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, nga data 1 deri 20 qershor, ka sekuestruar 22 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme.

Policia ka shqiptuar 42 gjoba për kundërvajtje mos posedimi i lejes për vozitje, mos posedimi i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim, si dhe kundërvajtje tjera.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren paralajmëron aksione të ngjashme edhe në të ardhmen.

Teksa apelon për respektim të rregullave dhe shenjave të trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat