Aksident mes dy automjeteve në magjistralen Prizren-Suharekë, një i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes dy automjeteve në magjistralen Prizren-Suharekë, një i lënduar

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur në magjistralen Prizren-Suharekë, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të tranzitit të ri në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në magjistralen Prizren-Suharekë rreth orës 14:14, saktësisht në afërsi të tranzitit të ri në Prizren. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një person”,  tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat