Dyshohet për vjedhje të rëndë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Han të Elezit

Kronikë e zezë

Dyshohet për vjedhje të rëndë, arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Han të Elezit

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 10:26
Policia e Kosovës, arrestim

Në Han të Elezit të enjten është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer vjedhje të rëndë.

Policia në raportin 24 orësh njofton se vjedhja e rëndë është kryer në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë nën dyshimin se kishte kryer veprën penale të lartcekur në shtëpinë e  ankuesit mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat