Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm fizik ndaj një polici

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm fizik ndaj një polici

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 10:19
Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor të enjten.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari në një pikë kontrolli të veturave, duke mos i zbatuar urdhrat i ka shkaktuar edhe lëndime trupore njërit prej zyrtarëve policor.

Zyrtari policor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Prishtinë / 20.06.2024-19:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave, duke mos i zbatuar urdhërat i ka shkaktuar edhe lëndime trupore njërit prej zyrtarëve policor ku si pasojë  ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lidhur me rastin pas intervistimit, me vendim të prokurorit personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat