Arrestohet pejani në Aeroportin e Rinasit, tentoi të shkonte në Itali me armë në çantë

Kronikë e zezë

Arrestohet pejani në Aeroportin e Rinasit, tentoi të shkonte në Itali me armë në çantë

Më: 21 qershor 2024 Në ora: 10:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar në aeroportin e Rinasit, gjatë operacionit policor të koduar “Skanimi”, në kuadër të të cilit u godit një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali.

Gjatë këtij aksioni u kap në flagrancë dhe u prangos, shtetasi kosovar Daors Gashi, 23-vjeç, nga Peja.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, njoftoi Policia.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat